Zelanda e Re do të ndalojë me ligj shitjen e duhanit për ata që kanë lindur pas 1 janarit 2009.
Ligji do të hyjë në fuqi nga korriku 2024 dhe do të përfshijë dispozita për të reduktuar përmbajtjen e nikotinës në produktet e duhanit, por dhe numrin e shitësve të duhanit në më shumë se 90%.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Casey Costello tha se qeveria e koalicionit ishte e përkushtuar për të reduktuar duhanin duke marrë një qasje të ndryshme rregullatore për të dekurajuar zakonin dhe për të zvogëluar dëmin që shkakton.
“Ne së shpejti do të kemi një paketë masash në kabinet për të rritur mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin,” tha Costello.
Vendimi është kritikuar ashpër për ndikimin e mundshëm që do të ketë në popullatë, ku normat e pirjes së duhanit janë shumë të larta./rtsh.al/
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë