Vazhdojnë largimet nga qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron.
Zëdhënësi i tij Bruno Roger-Petit ka lënë postin.
Ai ishte emëruar vetëm një vit më parë si zëdhënës për presidencën e Republikës franceze.
Largimi i tij është pjesë e një ristrukturimi të shërbimeve të komunikimit në Pallatin Elyse.
Bruno Roger-Petit, i cili ishte mbështetës i zjarrtë i Macron gjatë fushatës presidenciale, u emërua zëdhënës më 29 gusht 2017.
Thashethemet e largimit të tij kishin filluar disa muaj më parë.
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë