Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të premten, 30.04.21. në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor.
I pyetur nga Deutsche Welle se a ka përcaktuar qeveria gjermane vija të kuqe që nuk duhen të shkelen në rast të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi,Seibert tha:
“Ju lutemi kuptoni që ne zakonisht nuk komentojmë dokumente jozyrtarë, por sa u përket spekulimeve që qarkullojnë aktualisht në media për ndryshimin të kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike, nga pozita e Qeverisë Federale unë mund t’ju them se ne e konsiderojmë shumë të rrezikshme.”
“Ndryshime të tilla kufijsh mund të rrisin paqendrueshmërinë e rajonit, të krijojnë tensione të reja dhe deri në rikthimin e konflikteve të së kaluarës. Si qeveri, ne vazhdojmë të promovojmë rrugën e integrimit evropian e transantlantik të vendeve në rajon, bazuar në demokraci, në shtetin e së drejtës dhe në multietnicitet”, tha Seibert më tej dhe shtoi: “I inkurajojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që të vijojnë axhendën e reformave e të përqendrohen sidomos në drejtësi dhe shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupasionit dhe krimit të organizuar”.
Edhe zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Christian Burger, kujtoi me këtë rast se edhe ministri i jashtëm Heiko Maas (SPD), gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Prishtinë e Beograd, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë e ndryshimit të kufijve.
Në përgjigjen e tyre, zëdhënësit iu shmangën çështjes së autonomisë së serbëve në Veri të Kosovës. Qarqe qeveritare i thanë DW-së se Gjermania është e mendimit se si bazë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejnë marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel. /DW/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...