Pasaportat braziliane, të cilat u përdorën nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe babai i tij, në një përpjekje për t’i bërë ambasadat e huaja t’u lëshojnë lejet e udhëtimit, janë zbuluar për herë të parë.
Skanimet bardhë e zi të pasaportave, të lëshuara nga ambasada e Brazilit në Pragë në shkurt të vitit 1996, shfaqin fotografi reale të udhëheqësit të Koresë së atëhershme Kim Jong-il dhe djalit të tij dhe pasardhësit të tij Kim Jong-un, burime të sigurisë kanë konfirmuar për Reuters, transmeton portali arbresh.info

Ndërsa Kimi i ri është i njohur të ketë studiuar në Zvicër nën identitetin e rremë të djalit të shoferit të ambasadës së Koresë së Veriut, pasaporta braziliane me foton e tij mban emrin Josef Pwag. Pasaporta deklaron se ai ka lindur më 1 shkurt 1983, me prindër Ricardo Pwag dhe Marcela Pwag Joou në Sao Paulo të Brazilit. Besohet gjerësisht se udhëheqësi suprem i vendit ishte lindur më 8 janar, në vitin 1984 ose 1983.
Pasaporta që thuhet se i përkiste Kim Jong-il u lëshua për Ijong Tchoi. Ai rendit vendin e lindjes si Sao Paulo, dhe datën e tij të lindjes më 4 prill 1940, ndonëse lindi më vonë më 16 shkurt 1941./Arbresh.info/

Mbi 6 mijë lindje në tre muajt e parë të vitit në Kosovë, do...
Rama emëron Zyhrije Pllana në pozitën e Drejtoreshës së Inve...
Shkëlqimi me Spartën, Albion Rrahmani në formacionin e javës...
Haxhiu takohet me Sadikun, theksohet bashkëpunimi në sistemi...
Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit tonë, merito...
Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut, falënderon për mbë...