Arkeologët thonë se kanë zbuluar atë që mund të jetë varri masiv më i madh i gërmuar ndonjëherë në Evropë në një vend në Gjermaninë jugore.
Rreth 1,000 skelete të viktimave të murtajës janë gjetur deri më tani në varrezat masive në qendër të qytetit të Nurembergut, të cilat ekspertët besojnë se mund të përmbajnë një total prej më shumë se 1,500 njerëz, sipas një njoftimi për shtyp të botuar të martën, transmeton Arbresh.info.

Sipas CNN, mbetjet u zbuluan gjatë një studimi arkeologjik përpara ndërtimit të ndërtesave të reja të banimit në qytet.
Melanie Langbein, nga departamenti për ruajtjen e trashëgimisë në Nuremberg, tha për CNN se u identifikuan tetë gropa të murtajës, secila me disa qindra trupa.

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...