Arkeologët kanë gërmuar në një zonë të lashtë të Egjiptit ndryshe e njohur si Taposiris Magna, ku janë zbuluar 16 varre, e një prej tyre kishte një mumie që kishte gjuhën nga floriri.
Sipas ekspertëve besohet se gjuha i ishte prerë burrit dhe më pas i ishte zëvendësuar me një objekt tjetër të larë në flori, duke besuar se në këtë mënyrë do të mund të flet në një botë tjetër, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një mumie mbi 2.000 vjeçare që gjendet në një zonë malore. E procesi i hapjes së varreve është kryer nga ekspertët e Universitetit të Santo Domingo, që prej dekadash kanë punuar e studiuar në këtë rajon.
Ata më parë kishin gjetur disa monedhe brenda tempullit të Taposirir Magna, të ngjitura në fytyrën e mbretëreshës Cleopatra VII. /Telegrafi/

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...