Vojisllav Sheshel, përveçse ka shkelur flamurin kroat, ai gjithashtu, siç raportojnë mediat serbe, edhe ka sharë delegacionin kroat, të cilët po vizitonin Beogradin.
Si pasojë, përcjell Telegrafi, pasi ka shkelur flamurin kroat në Kuvendin e Serbisë, pas sharjeve, zyrtarët kroatë kanë anuluar takimin me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë.
Siç thuhet më tej, kryetari i Parlamentit kroat Gordan Jandrokoviq, sot ishte planifikuar të fillonte vizitën dyditore në Serbi.
“Në hyrje të Parlamentit, Sheshel iu vërsul flamurit kroat që ishte i vendosur në shtizë që e rrëzoj në tokë, dhe më pas së bashku me bashkëpunëtorin Filip Stojanoviq kanë filluar ta shkelin”, kanë bërë të ditur në partinë e Sheshelit.
Siç kanë shtuar ata, Sheshel dhe kolegët e tij të partisë shkelën flamurin së pari dhe më pas “dërguan sharje” në drejtim të zyrtarëve kroatë.
“Ata hynë në sallën e kuvendit ku ishte një delegacion i tërë i parlamentit kroat. Shesheli iu afrua atyre dhe u tha: Tani kam shkelur flamurin tuaj ustash, pastaj ua shau ‘nënat ustashe’”, ka bërë të ditur Partia Radikale e Serbisë. /Telegrafi/
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...