Zbulohen 173 kamikazë të ISIS, që planifikojnë të sulmojnë Europën: Interpol ka publikuar listën e anëtarëve të dyshuar të brigadës vetëvrasëse xhihadiste.
Shërbimeve të inteligjencës iu është dhënë një listë me më shumë se 170 militantë të ISIS , të cilët mund të kryejnë sulme mizore në Europë, raporton The Guardian.
Lista e 173 luftëtarëve të rrezikshëm është përhapur nga Interpol.
Sipas gazetës, shërbimet e sigurisë kanë frikë se disfatat ushtarake në Irak dhe Siri do të nxisin përkrahësit e grupit xhihadist që të përpiqen të hyjnë në Evropë.
Një listë prej 173 sulmuesve të mundshëm vetëvrasës është ndarë në mes të agjencive të inteligjencës nga Interpol.
Raportuesit e këtij lajmi, kanë thënë se detajet e këtyre personave që janë rrezik potencial, janë përpiluar nga FBI dhe janë në Europë.
Një shënim së bashku me listën thotë se: “Xhihadistët janë identifikuar përmes materialeve që u gjenden në vendet e fshehura të organizatës terroriste ISIS (shtetit islamik të Irakut dhe Levantit)”.
Me tej thuhet se këta persona mund të kenë shfaqur vullnetin për të kryer një sulm vetëvrasës ose martirizim për të mbështetur Islamin.
Megjithatë, një shef i inteligjencës amerikane tha se vlerësimet më të fundit sugjerojnë se mijëra të huaj që luftojnë për ISIS mund të qëndrojnë në Irak dhe Siri në vend që të kthehen në vendet e tyre.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit