Kryeministri i Turqisë ka shpallur fitoren mbi referendumin e mbajtur sot, në bazë të rezultateve jozyrtare.
Rezultatet e publikuara nga agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu, tregojnë se vota ‘Po’ ka marrë rreth 51.3 për qind, krahasuar me 48.7 për qind të votës ‘Jo’, transmeton portali arbresh.info.
Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve, Binali Yildirim ka shpallur fitoren mbi referendumin dhe e ka quajtur atë ‘një hap përpara demokracisë’.
Yildirim ka mbajtur fjalim në ballkonin e selisë së Partisë AK në Ankara, duke iu drejtuar një turme prej rreth 3 mijë përsonave që valvitnin flamurin e Turqisë dhe thërrisnin emrin e Erdoganit./Arbresh.info
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë