Në një intervistë në A2 CNN, Xhaferi tha se nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë Banjska apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me Rusinë, duke mos e sanksionuar atë, ekziston gjithmonë mundësia e një shpërthimi në Ballkan, e për rrjedhojë të gjitha shtet duhet të jenë të vëmendshme dhe të marrin masa.
“Ballkani është një fuçi baruti”…kështu është njohur prej kohësh rajoni ynë, mirëpo ndonëse situata paraqitet më e qetë, ende vijon të jetë një kërcënim në të ardhmen. Pikërisht, ndalur këtu, te siguria e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se të gjitha vendet duhet të jenë vigjilente.
“Siguria në Ballkan, duke pasur parasysh KFOR në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithë vendet përreth, janë anëtarë e NATO janë garant për atë çka nënkupton siguria ndërkombëtare e vendeve sa i përket obligimit të përbashkët, po s’do mend që çdo vend individualisht, duke pasur parasysh aspektet e asaj që shohim dhe deklarohen nga Serbia është sinjal për gjithë ne që situata nuk është si mendojmë ne në rrafshin politik, por mundësia për një shpërthim ekziston gjithmonë, prandaj duhet të jemi vigjilentë. Jo rastësish ne jemi kundër Rusisë, përjashtuar Serbisë”, u shpreh Xhaferi.
Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjs...
PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier pas triu...
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...