Ekspertët paralajmërojnë që vullkani më i madh në Islandë është gati të shpërthejë.
Vullkani Bardarbung, që është i fshehur nën shtresën e akullnajës Vatnajokull është dridhur nga një seri tërmetesh ditëve të fundit, transmeton portali arbresh.info

Pall Einarsson, një gjeofizikan në Universitetin e Islandës, thotë se kjo tregon që presioni në dhomën e magmës së vullkanit është duke u rritur.
Ai paralajmëron që dridhjet do të thonë se Bardarbunga është duke u përgatitur për shpërthimin e ardhshëm, që mund të shkaktojë re hiri që do të shkaktonin kaos në udhëtimin ajror.

Në vitin 2010 kur shpërtheu ky vullkan, hodhi mijëra tonë të hirit mineral në ajër.
Pjesa më e madhe ishin grimca të imta që krijuan re të hirit.
Bardarbunga është një nga 130 vullkanet më aktive në Islandë./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës