Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozuar për qeverinë e re të Serbisë, në të cilën janë përfshirë të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq.
Kryeministri i mandatuar për qeverinë e re, Millosh Vuçeviq, ka njoftuar të martën se Vulini do të shërbejë si një prej disa zëvendëskryeministrave në kabinetin e tij, që pritet të votohet gjatë ditëve në vijim në Parlament. Vulin njihet për lidhjet e afërta me Rusinë. Popoviqi pritet të jetë ministër pa portofol.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e qeverisë së Serbisë. Jemi të zhgënjyer kur shohim dy persona të sanksionuar të propozohen për poste në qeverinë e re. Qëndrimi ynë për Vulinin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në përgjigjen e DASH-it për “Zërin e Amerikës”.
Përfshirja e Aleksandar Vulinit në qeverinë e re sugjeron forcimin e lidhjeve me Rusinë pavarësisht rrugës së shpallur zyrtarisht pro-Bashkimit Evropian nga Serbia.
Në korrik, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Aleksandar Vulinit, duke e akuzuar atë për transport të paligjshëm armësh, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.
Aleksandar Vulin dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë serbe së Zbulimit (BIA) pas vendosjes së sanksioneve ndaj tij. Ai kishte shërbyer më parë edhe në detyrën e shefit të ushtrisë dhe policisë./voa
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës