Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët politike mbi themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis Serbisë dhe Turqisë sot në Beograd.
Pas kësaj, më shumë se dhjetë marrëveshje mbi tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik do të nënshkruhen në Pallatin e Serbisë.
Nesër, presidenti Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, ku do të bisedojë me krerët e komunave Novi Pazar, Rashka, Kralevë, Senicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh dhe Priboj. Së bashku me presidentin turk kanë ardhur edhe përfaqësues dhe pronarë të disa kompanive të mëdha turke nga sektorë të ndryshëm, sikurse janë turizmi, ndërtimtaria, bujqësia e deri te sektori i metalit dhe industria e përpunimit./arbresh.info/
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...
Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë ...