Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez në telefon.
Vuçiq me anë të një postimit në Instagram, ka thënë se kanë biseduar edhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Spanjës.
“Bisedë shumë e rëndësishme dhe e mirë me Pedro Sanchez. Mikun e sinqertë të Serbisë e njoftova me ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, e falenderova për përkrahjen, si dhe për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtarë. Biseduam gjithashtu edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Mbretërisë së Spanjës”, ka shkruar presidenti serb./arbresh.info/
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI