Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës të martën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 142 që nga 7 tetori 2023.
Salem Abu Toyor, një reporter për stacionin televiziv Al-Quds Today, dhe djali i tij humbën jetën kur avionët luftarakë goditën shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës. Dyshja u varrosën në qytetin qendror të Deir al-Balah, sipas një reporteri të Anadolu.
Vdekjet e fundit e çuan në 142 numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
Kujtojmë se Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./abcnews.al
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...