Vritet kryeministri i rebelëve Houthi nga një sul ajron izraelit në kryeqytetin e Jemenit Sana. Ahmed al-Rahawi ishte zyrtari më i lartë Houthi i vrarë deri tani në fushatën izraelite-amerikane kundër rebelëve të mbështetur nga Irani.
Ahmed al-Rahawi u vra në sulmin e së enjtes në Sana, së bashku me një numër ministrash, sipas një deklarate të rebelëve. Në deklaratë u shtua se ministra dhe zyrtarë të tjerë u plagosën, pa dhënë hollësi të mëtejshme, raporton AP.
Kryeministri ishte shënjestruar së bashku me anëtarë të tjerë të qeverisë së kontrolluar nga Houthit gjatë një “punëtorie rutinë të qeverisë për të vlerësuar aktivitetet dhe punën e saj gjatë vitit të kaluar”, thuhej në deklaratë.
Sulmi i së enjtes ndodhi në të njëjtën kohë kur televizioni në pronësi të rebelëve transmetonte një fjalim të Abdul Malik al-Houthit, liderit të fshehtë të grupit, ku ai po jepte përditësime mbi zhvillimet më të fundit në Gaza dhe premtonte hakmarrje kundër Izraelit. Zyrtarët e lartë Houthi zakonisht mblidheshin për të ndjekur fjalimet e regjistruara të al-Houthit.
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...