Ministria e jashtme e Italisë thotë se ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos është vrarë në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara në lindje të vendit, shkruan BBC.
Luca Attanasio vdiq në spital të hënën pasi autokolona e Kombeve të Bashkuara ku po udhëtonte ai, u sulmua pranë Gomës.
“Me trishtim të thellë që Ministria e Jashtme konfirmon vdekjen, sot në Goma, të ambasadorit italian,” tha deklarata e ministrisë.
Një oficer i policisë ushtarake italiane që udhëtonte me të dërguarin dhe një person i tretë u vranë gjithashtu, thonë raportet, transmeton arbresh.info.

Zyrtarët në Parkun Kombëtar Virunga thonë se sulmi ishte një rrëmbim i mbetur në tentativë.
Shumë grupe të armatosura veprojnë në një park përreth kufirit me Ruandën dhe Ugandën.
Rojet e parkut sulmohen rregullisht dhe vriten nga milicët./arbresh.info/
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...