Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në Sirolo të Italisë.
23-vjeçari me origjinë shqiptare Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër.
Mediat italiane shkruajnë se i riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian.
Ky i fundit mësohet se është arratisur nga vendngjarja me një makinë të errët, por u kap pas 5 orësh nga policia e Falconara-s. Në makinë iu gjet dhe shtiza me të cilën kreu krimin e rëndë. (Pamje nga vendngjarja)
Paraprakisht thuhet se shkak u bë situata e krijuar me makinat në rrugë, ishte algjeriani i cili po lëvizte shumë ngadalë duke krijuar trafik.
Ai më pas, siç thonë dëshmitarë të tjerë, është konfliktuar fizikisht me shokun e të riut shqiptar.
Ky i fundit teksa u përpoq të zbuste sherrin mes të dyve, humbi jetën në formë tragjike. Sipas autoriteteve atje, Bitri mori goditje në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.
Në vendin e ngjarjes, veç forcave policore ka mbërritur dhe kryetari i bashkisë së Sirolos, Philip Moscalla./tvklan.al
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...