Pesë njerëz janë vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten, tha Autoriteti Palestinez.
Ushtria e Izraelit tha në një komunikatë se forcat e saj e rrethuan një ndërtesë në qytetin Xhenin, ku militantët ishin barrikaduar dhe se një avionë luftarak izraelit e goditi këtë zonë.
Së paku 12 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite gjatë kësaj jave në Bregun Perëndimor, ku tensionet janë rritur shumë prej se nisi lufta në Rripin e Gazës në tetor.
Trupat e rrethuan ndërtesën “ku terroristët u barrikaduan” dhe filloi një betejë me armë, tha ushtria izraelite.
“Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një avion luftarak i IDF [ushtrisë izraelite] i goditi disa terroristë të armatosur në këtë zonë”, thuhet në njoftim.
Bregu Perëndimor është duke u përballur me dhunë të rritur prej se nisi lufta në Gazë më 7 tetor.
Sipas figurave të Autoritetit Palestinez, së paku 565 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor gjatë sulmeve izraelite dhe dhunës me kolonët izraelitë, prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu sulme në Izrael më 7 tetor.
Së paku 16 izraelitë, përfshirë ushtarë, janë vrarë në Bregun Perëndimor gjatë periudhës së njëjtë, sipas shifrave izraelite.
Palestinezët duan që Bregu Perëndimor, Jerusalemi Jugor – zona që u morën nën kontroll nga Izraeli gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967 – të jenë pjesë e shtetit të tyre të pavarur./rel
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...