Dy oficerë janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një qytet të Australisë.
Policët do ekzekutonin urdhërarrestin kundrejt një personi për krime seksuale në Porepunkah, në verilindje të Viktorias, në momentin që janë zënë në pritë.
Autori i të shtënave me armë është arratisur, ndërsa autoritetet përkatëse janë vënë në ndjekje të tij.,
Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa shkolla fillore që ndodhet në afërsi të vendngjarjes dhe ndërtesat e këshillit janë mbyllur përkohësisht.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, duke qëndruar në krah të oficerëve.
“Mendimet tona janë me policinë për punën që bëjnë, çdo ditë. Burrat dhe gratë që veshin uniformën tonë, veshin uniformën e policisë, marrin rreziqe çdo ditë. Komisioneri i policisë së Viktorias do të japë një përditësim këtë pasdite ndërsa më shumë fakte që mund të publikohen bëhen të qarta”, tha ai.
Shoqata Federale e Policisë Australiane ka lëshuar një deklaratë ku shpreh ndjenjat e saj më të thella për oficerët, familjet dhe kolegët e Policisë së Viktorias të prekur nga incidenti i sotëm./rtsh.al/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari