Një burrë që dyshohet se ka vrarë bashkëshorten gjatë një udhëtimi me anije në shtetin e Alaskës, thotë ta ketë bërë këtë për shkak se “ajo nuk po pushonte së qeshuri” me të.
Kenneth Manzanares akuzohet për vrasje të gruas 39 vjeçare, trupi i së cilës është gjetur me plagë të rënda në kokë, transmeton portali arbresh.info.
Ai është arrestuar pasi agjentët e sigurisë gjetën gjak në rrobat dhe duart e tij, thuhet në dokumentet e gjykatës.
Avokati i caktuar nga gjykata për Manzanares nuk ka komentuar në lidhje me rastin.
Viktima është identifikuar nga mediat amerikane si Kristy Manzanares, nga Utah.
Një dëshmitar që hyri në kabinën e çiftit para agjentëve të sigurisë tha se e pa të dyshuarin 39-vjeçar që e tërhoq trupin e viktimës në ballkon.
Pastaj dëshmitari kapi këmbët e gruas dhe e tërhoqi atë.
Kur ai e pyeti z. Manzanares çfarë kishte ndodhur, i dyshuari citohet të ketë thënë: “Ajo s’po pushonte së qeshuri me mua”./Arbresh.info
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...