Një 60-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi gruan e tij për vdekje, sepse ia vonoi darkën.
Ashok Kumar akuzohet për vrasjen e bashkëshortes Sunaina në qytetin e Ghaziabadit, në afërsi të Nju Delhit, transmeton portali arbresh.info.
Kumar shkoi në shtëpi i dehur, kur gruaja e tij tentoi të fliste me të për zakonin e tij të pirjes në vend se të shtronte darkën, ai u frustrua dhe e qëlloi atë, njofton policia.
Sipas policisë, i akuzuari pinte çdo ditë, gjë që edhe kishte nisur të bëhet një problem për çiftin që çoi në ngjarjen makabre.
India ka një nga problemet më të mëdha të dhunës ndaj grave në botë, ku përdhunimet brutale nga bandat janë të shpeshta./Arbresh.info
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...