Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka lëshuar një deklaratë për vdekjen e Shinzo Abe, duke shprehur ngushëllimet për familjen e tij dhe popullin japonez, shkruan The Guardian.
“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasja e mikut dhe partnerit tim prej shumë vitesh Shinzo Abe në Japoni. Ish-kryeministri Abe ishte i përkushtuar si për vendin të cilit i shërbeu ashtu edhe për aleancën e jashtëzakonshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.
Do ta kujtoj gjithmonë punën që bëmë për të forcuar aleancën tonë, përvojën emocionuese të udhëtimit në Hiroshima dhe Pearl Harbor së bashku dhe për respektin që ai dhe gruaja e tij Akie Abe treguan për mua dhe Michelle,” tha Obama./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...