Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka lëshuar një deklaratë për vdekjen e Shinzo Abe, duke shprehur ngushëllimet për familjen e tij dhe popullin japonez, shkruan The Guardian.
“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasja e mikut dhe partnerit tim prej shumë vitesh Shinzo Abe në Japoni. Ish-kryeministri Abe ishte i përkushtuar si për vendin të cilit i shërbeu ashtu edhe për aleancën e jashtëzakonshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.
Do ta kujtoj gjithmonë punën që bëmë për të forcuar aleancën tonë, përvojën emocionuese të udhëtimit në Hiroshima dhe Pearl Harbor së bashku dhe për respektin që ai dhe gruaja e tij Akie Abe treguan për mua dhe Michelle,” tha Obama./arbresh.info/
Federata e Futbollit të Portugalisë: Ne humbëm dy kampionë, ...
Shoqëria civile proteston sërish, kërkon konstituim të insti...
Musliu: Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kur...
Peci: Ka paqartësi rreth afatit 30 ditor, presidentja mund t...
Fillon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Vo...
Osmani pret në takim edhe Fikrim Damkën