Funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh do të mbahet të premten në Doha, Katar.
Të enjten, do të mbahet një ceremoni mortore për popullin në Teheran, pas së cilës arkivoli do të dërgohet në Doha për funeralin zyrtar.
Varrimi do të bëhet në Lusail. Sipas të njëjtit burim, raketa goditi rezidencën rreth orës 2:00 të mëngjesit, gjë që raportohet edhe nga media shtetërore e Iranit.
“Republika Islamike e Iranit ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas martirizimit të Ismail Haniyeh”, tha qeveria iraniane në një deklaratë.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për “ndëshkim të ashpër” ndaj Izraelit./abcnews.al
KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – Kaq vota m...
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...