Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, është vrarë në Iran, pas një sulmi ajror në orën 2 të së mërkurës në kryeqytetin Teheran.
Hamasi ka fajësuar Izraelin dhe ka paralajmëruar hakmarrje të fuqishme. Por shteti hebre nuk u është përgjigjur akuzave, ndërsa vazhdimisht është zotuar se do të eliminonte liderët e Hamasit.
Haniyeh, i lindur në Gaza, por që ka jetuar në Katar për shumë vite, gjendej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit. Pas akuzave të marra dhe frikës për një zgjerim të mundshëm të luftës në Lindjen e Mesme, Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore për një pjesë të vendit, ndërsa ka vendosur ushtrinë në gatishmëri.
Presidenti i ri Iranian, Masoud Pezeshkian, e quajti vrasjen një “operacion burracak” dhe kërcënoi me kundërpërgjigje të fortë.
“Do të mbrojmë integritetin territorial dhe nderin tonë”, theksoi ai duke shtuar se “Izraeli do të pendohet për këtë”.
Ndërsa lideri suprem iranian Ali Khamenei tha se “regjimi sionist do të përballet me një dënim të ashpër për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Regjimi kriminal dhe terrorist sionist ka përgatitur terrenin për dënim të ashpër. Ne e konsiderojmë si detyrë hakmarrjen dhe kërkimin e gjakut të Haniyeh, i cili u vra në territorin e Iranit”.
Mediat në Teheran raportojnë se raketa që goditi ndërtesën qeveritare ku qëndroi Haniyeh ishte lëshuar nga jashtë Iranit. Vrasja e liderit politik të Hamasit është dënuar edhe nga Mahmoud Abass, president i Palestinës duke e konsideruar atë një zhvillim të rrezikshëm. Turqia ka folur me një zë më të ashpër.
“Ne dënojmë vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në një akt të turpshëm në Teheran”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë, duke shtuar se “ky sulm synon gjithashtu të zgjerojë luftën e Gazës në një dimension rajonal”.
Gjithashtu edhe Rusia dhe Kina kanë dënuar gjithashtu vrasjen e liderit të Hamas./abcnews.al
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...