Një konduktor i trenit gjeti vdekjen në Rheinland-Pfalz, Gjermani, pasi që u sulmua nga një pasagjer, i cili nuk kishte biletë.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur avokati Ardian Shabani, i cili tha se përveç informacioneve të konfirmuara nga shtypi, qarkullojnë edhe të dhëna të pakonfirmuara për rrethanat e sulmit dhe për personat që mund të kenë qenë të përfshirë.
“I kemi disa informacione të konfirmuara nga shtypi dhe disa të pakonfirmuara. Informacioni i pakonfirmuar është se sulmuesi nuk ka qenë vetëm, por të paktën në shoqërimin e pesë personave të tjerë. Këta nuk kanë ndërhyrë direkt në sulm, por kanë bërë mbrojtjen e autorit nga udhëtarët, pra e kanë siguruar autorin që, përgjatë veprës së vet, të mos sulmohet nga dikush tjetër. Por këto janë informacione të pakonfirmuara, i kam dëgjuar nga njerëz që kanë pasur njohuri me persona që kanë qenë në tren atë ditë”, tha Shabani ndër të tjera.
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...