Kryeministri i Maltës, Jusf Muskat, ka ofruar një shpërblim të madh për këdo që ka informacion rreth vrasjes së gazetares së njohur Daphne Caruana Galizia.
Caruana Galizia, e cila vazhdimisht kishte kritikuar politikat e Muskatit, u vra nga një bombë që ishte vendosur në makinën e saj, disa metra larg shtëpisë së saj, trasmeton portali arbresh.info
Ekpertët holandezë të mjeksisë ligjore dhe hetuesit nga FBI janë duke ndihmuar policinë vendase që të gjejnë prova mbi vrasjen që tronditi Maltën dhe tërë Europën.
“Ne do të sigurohemi që hetuesit tanë të kenë të gjitha burimet e nevojshme që të arrijnë në përfundimin që të gjithë e kërkojmë”, ka thënë Muscat.
Më pas ai ka theksuar se qeveria e tij ofron “shpërblim të konsiderueshëm dhe të pashëmbullt” për këdo që ka informacione mbi vrasjen e gazetares.
Djali i gazetares së njohur, që nxorri në pah lidhjet e qeverisë së Maltës me skandalin e Panama Papers, ka deklaruar se “nëna e tij është vrarë nga shteti mafioz i Maltës”./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...