Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis tha se votimi për marrëveshjen e Prespës në Kuvend do të zhvillohet nga fundi i javës së ardhshme, njoftoi “Kathimerini”.
Pas një takimi me përfaqësuesit e SYRIZA-s,Voutsis tha se procesi do të fillojë në ditët e ardhshme, së pari në nivel komisionesh, ndërsa pastaj do të gjendet në seancë plenare.
“Gjithkush do të ketë mundësinë për ta shprehur veten”, tha Voutsis, duke shtuar se votimi ka gjasa të ndodhë nga fundi i javës së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Athina zyrtare në periudhën e kaluar ka deklaruar se ka shumicën e nevojshme në Kuvend edhe për besimin e qeverisë dhe për ratifikimin e marrëveshjes.
Ratifikimi, ligjërisht, mund të kalojë edhe me më pak se 151 vota të deputetëve, por është e nevojshme që në votim të jenë të pranishëm shumica e deputetëve, megjithatë qëllimi i qeverisë greke është që marrëveshja e Prespës të votohet nga shumica absolute.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Greqisë më herët ka deklaruar se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës duhet të votohet nga 151 deputetë që ajo të ketë fuqi, si brenda vendit ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...