Problemet teknologjike e kanë zhytur në kaos shpalljen e rezultatit të votave në Iowa, ku u zhvillua raundi i parë i garës për zgjedhjen e kandidatit demokrat që do të sfidojë Donald Trumpin në betejën për Shtëpinë e Bardhë.
Pjesëmarrja, ashtu siç pritej, ishte e lartë. Por ndërkohë, edhe pse rezultatet janë bllokuar, një sërë kandidatësh pretendojnë fitoren.
Bernie Sanders tha se i ka fituar ai parapraket e Iowa-s, duke cituar të dhëna të brendshme që sipas senatorit të Vermontit, e vendosin atë përpara rivalit Pete Buttigieg.
Vetë Buttigieg, ish-kryebashkiak i qytetit South Bend në Indiana, thotë se triumfi është në krahun e tij. Për vonesat që kanë shkaktuar këtë pështjellim po fajësohet aplikacioni i krijuar posaçërisht për organizatorët e zgjedhjeve paraprake që të raportonin rezultatet e tyre, e që duket se nuk ka funksionuar.
Një pjesë e kandidatëve në garë si Sanders, Amy Klobuchar, Elizabeth Warren e Michael Bennet janë njëkohësisht dhe senatorë, e për këtë arsye janë detyruar të sakrifikonin kohë nga fushata në terren në Iowa, pasi u duhej të merrnin pjesë në seancat e gjyqit për shkarkimin e Trumpit në Uashington.
Ata u kthyen në këtë shtet gjatë fundjavës. Ndërkohë, vendasit thonë se u pëlqen t’i shohin nga afër kandidatët, t`i njohin personalisht.
Njerëzit atje nuk vendosin t`ia japin votën një kandidati të caktuar po e nuk e panë nga afër angazhimin e tyre për ta. Vëmendja pas Iowas spostohet në Nju Hampshër, ku pas një jave do të mbahet votimi I radhës brenda partisë./tch/
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit