Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se në fillim të viteve 2000, Rusia ishte në prag të falimentimit, ndërsa tani është e mbrojtur nga çdo ndërhyrje e huaj.
Në një intervistë me rrjetin Rossiya-1, Putin tha se 20 vjet më parë “kishte shanse që çdo plan dashakeq të vihej në zbatim kundër Rusisë.”
“Nuk është fjala vetëm për Kaukazin, ishte dhe në veri, në veriperëndim dhe në qendër. Ishte në Urale, ishte kudo. Në të ashtuquajturat statute apo kushtetuta të republikave, të në 60-at prej tyre, mund të lexoje çdo gjë, përveçse të shkruhej se ishin pjesë e Federatës Ruse”, tha presidenti.
Ai shton se detyra kryesore ishte atëherë të mbrohej integriteti i shtetit rus, dhe kjo sipas tij u arrit.
“Ne mund të themi me besim të plotë se vendi është i mbrojtjur nga çdo ndërhyrje nga jashtë. Qëllimi i përçarjes së Rusisë ishte marrja e pushtetit mbi vendin. Përça e sundo. Kjo do të thotë se ata që kërkonin të na përçanin, donin të na sundonin. Diçka e tillë mund të përdoret mes shteteve ose brenda një shteti individual për ta shkatërruar nga brenda,” tha Putin.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...