Më shumë se 40 mijë persona kanë marshuar në Vjenë për të protestuar kundër izolimit dhe vaksinmit të detyrueshëm, të cilat kanë për qëllim frenimin e pandemisë.
E përballur me një rritje të infeksioneve, qeveria muajin e kaluar e bëri Austrinë vendin e parë në Europën Perëndimore që rivendosi një bllokim dhe tha se vaksinimin do ta bënte të detyrueshëm që nga muaji shkurt i vitit tjetër, transmeton portal arbresh.info
Në shenjë proteste njerëzit kanë mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej: “Unë do të vendos vetë”, “Bëni Austrinë të madhe përsëri” dhe “Zgjedhje të reja”.
“Unë jam këtu sepse jam kundër vaksinimeve të detyruara. Unë jam për të drejtat e njeriut dhe shkelja e të drejtave të njeriut duhet të ndalet,” tha një protestues për televizionin Reuters.
Rreth 1200 oficerë policie u vendosën për të trajtuar protestat e shpërndara që u bashkuan në një marshim në bulevardin qendror të Unazës.
Policia tha se oficerët përdorën sprej piper kundër disa protestuesve që qëlluan mbi policinë.
Austria, një vend me 8.9 milionë banorë, ka raportuar afro 1.2 milionë raste të koronavirusit dhe më shumë se 12,000 vdekje të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar./Reuters/arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...