Një burrë i armatosur ka vjedhur një autoambulancë, me të cilën ka goditur qytetarët nëpër rrugët e Oslos, ka njoftuar policia norvegjeze.
Gjithashtu është konfirmuar se policia ka vënë “nën kontroll” veturën e vjedhur, të cilën e kanë goditur me disa plumba për ta ndalur burrin që po e ngiste.
E në mesin e këmbësorëve të shkelur është edhe një foshnje që ishte në karrocë, që me urgjencë është dërguar në spital për tretman.
Sulmues ka lënduar disa persona që siç raportojnë mediat lokale nuk është precizuar numri i të lënduarve.

“I dyshuari nuk është lënduar shumë, ndërsa në vendin ku ka ndodhur sulmi ka forca të shumta të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në anën tjetër është bërë e ditur se autoritetet e sigurisë janë vënë pas një personi tjetër që besohet se ka lidhje me sulmin, kurse gjitha rrugët përreth janë bllokuar për shkaqe sigurie.
https://www.facebook.com/nrknyheter/videos/2439269872777497/
Megjithatë ajo çfarë nuk është theksuar, është nëse ky incident po trajtohet si sulm i qëllimshëm. /Telegrafi/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00