2021 nis aty ku u mbyll 2020. Viti i Ri ka nisur me përshkallëzimin e tensioneve të vjetra mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke shkruajnë se Ankaraja lëshoi dy “Navtex” të ri të paligjshëm të shtunën, i pari i vitit, duke sfiduar juridiksionin grek rreth Kretës.
“Navtex”-i turk erdhi pas lëshimit të udhëzimeve përkatëse nga stacioni i Heraklionit për stërvitjet aeronautike të Forcave të Armatosura Greke.
“Navtex” i referohet rezervimit të zonave për ushtrime detare të hënën 4 janar dhe të premten më 8 janar.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi pak ditë më parë se autoritetet greke kishin njoftuar dhjetra “Navtex” brenda tre muajsh, diçka që “është provokim dhe jashtëzakonisht në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.
Marrëdhëniet mes dy vendeve në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas ishte mjaft të tensionuara, thuajse në prag të luftës.
Dy vendet nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për t’u ulur në dialog për kufirin detar pavarësisht thirrjeve të forta nga BE dhe SHBA./zyrtare/
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...