Së paku gjashtë shtete evropiane kanë shënuar rekord të rasteve ditore të koronavirusit në 24 orët e kaluara. Ato janë Zvicra, Austria, Rusia, Polonia, Letonia dhe Estonia.
Autoritetet zvicerane njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara në Zvicër janë regjistruar 10.043 raste të reja të infektimeve,transmeton Gazeta Express.
Në Austri, numri i rasteve të reja për herë të parë shkoi mbi 6.000 pasi u regjistruan 6.211 raste, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Polonia gjithashtu shënoi rekord të rasteve ditore me COVID-19 me 24.700 të infektuar të konfirmuar për një ditë. Pas rëndimit të situatës, qeveria polake vendosi masa të reja kufizuese.
Rekorde shënuan edhe dy shtetet e vogla baltike – Letonia dhe Estonia.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë