Facebook ka zbuluar që një virus i ri i softuerit ka ekspozuar fotot e rreth 6.8 milionë përdoruesve, përfshirë fotografitë që nuk kanë postuar.
Ky njoftim vjen një ditë pasi u mbajt eventi për privatësi në Nju Jork, transmeton portali arbresh.info
Aty thuhet se disa aplikacione të palëve të treta kishin qasje në një “set më të gjerë të fotografive sesa zakonisht” për 12 ditë në shtator.
Kompania tha se do të njoftojë përdoruesit e prekur.
Kjo është seria e fundit e shkeljes së privatësisë në këtë rrjet social, që është përballur me kritika të ashpra që nga skandali i të dhënave me Cambridge Analytica.
“Kur dikush i jep leje një aplikacioni për të hyrë në fotot e tyre në Facebook, ne zakonisht u garantojmë vetëm qasjes së aplikacioneve në fotot që njerëzit ndajnë në afatin e tyre kohor.
“Në këtë rast, virusi potencialisht u dha zhvilluesve qasje në fotografi të tjera”, tha kompania në një blog post./arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...