Studiuesit në Ugandë thonë se virusi Ebola që qarkullon në vend ka pësuar mutacion.
Profesor Pontiano Kaleebu i Institutit të Kërkimit të Virusit të Ugandës thotë se megjithatë nuk ka asnjë provë që të jetë më i transmetueshëm se lloji origjinal, shkruan BBC.
Deri më tani janë raportuar 44 raste dhe 10 persona kanë vdekur nga ky virus.
Studiuesit që gjurmojnë përhapjen e Ebolës thonë se përbërja gjenetike e virusit duket e ngjashme me atë që shpërtheu një dekadë më parë.
Kështu, shkencëtarët besojnë se ky shpërthim mund të jetë transmetuar tek njerëzit nga një kafshë. /arbresh.info/
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...