Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar listën e radhës të personave të sanksionuar që kanë lidhje me Rusinë apo që sponsorizojnë makinerinë e saj të luftës.
Në daljen e fundit për shtyp, Departamenti i Thesarit bëri me dije se në listën e sanksioneve kësaj here u përfshinë 3 oligarkë rusë, 2 kompani dhe 4 individë të tjerë.
Mes personave të sanksionuar është dhe e dashura e presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabaeva.
Ish-gjimnastja olimpike për shumë kohë iu shpëtoi sanksioneve të perëndimit, por tashmë duket se përplasja është bërë dhe më e afërt.
Kabaeva mendohet se që prej nisjes së luftës në Ukrainë është strehuar në një vend të sigurt, madje pati dhe hipoteza se ajo qëndronte në një bunker bërthamor./A2CNN/
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...