Një total prej 12 milionë e 900 mijë rastesh u konfirmuan nëpër botë, gati tre milionë më pak sesa në shtator.
Numri i pacientëve që humbën jetën në tetor arriti në 214 mijë, duke rënë me 20% nga muaji shtator.
Shtetet e Bashkuara mbeten epiqendra globale e pandemisë me gati 2 milionë e gjysmë raste në katër javët e kaluara, megjithatë norma e infektimit u reduktua nga 120 mijë në 65 mijë pacientë ditorë dhe fatalitetet po ashtu ranë nga 2 mijë në 900 mesatarisht në fund të muajit, me 42 mijë viktima gjithsej.
Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta për rastet e reja me 1,2 milionë pacientë të identifikuar në tetor, edhe pse 70% e popullsisë është vaksinuar, raporton oranews.
1 milion infektime regjistroi edhe Rusia, e cila pati normën të lartë vdekshmërie me gati 1,200 viktima në ditë.
Azia dhe Lindja e Mesme raportojnë një situatë disi më të stabilizuar me kovidin.
OBSH-ja njoftoi të mërkurën se Evropa mbetet rajoni i vetëm që shënon një rritje rastesh për të pestën javë.
Rritja është ndikuar kryesisht nga Britania, Rusia, Turqia dhe Rumania.
Qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve tha se vala e katërt po godet siç druanin edhe ekspertët si pasojë e mosvaksinimit në masën e duhur dhe mosrespektimit të mjaftueshëm të masave Anti-Covid.
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...