Ritualet e haxhinjëve në Qabe, po përcillen me pastrim të menjëhershëm të vendit ku ato kryhen, për shkak të pandemisë.
Kjo e fundit, ka detyruar institucionet e Arabisë Saudite, nga dy milion të ulin në 60 mijë numrin e personave që pranohen për të kryer një nga pesë shtyllat e Islamit.
Pelegrinët sivjet janë vetëm banorë rezident të shtetit islamik që janë përzgjedhur online pas aplikimit, dhe kjo u pamundësoi të interesuarve nga Kosova dhe vendet tjera, pjesëmarrjen, njofton Klan Kosova.
Të hënën, haxhinjtë para festës së Bajramit do të vendosen në kodrën e Arafatit ku qëndrojnë tërë ditën, për të kryer një prej ritualeve më të rëndësishme të haxhit.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...