Të paktën nëntë persona nga një familje kanë humbur jetën nga vërshimet pas shirave që u ngjanin monsuneve në shtetin amerikan të Arizonës.
Një 27-vjeçar, bashkëshortja e të cilit është zhdukur, gjithashtu mungon, transmeton portali arbresh.info.
Më shumë se 100 persona ishin duke u larë në zonë kur përmbytja goditi gati pa paralajmërim.
Përmbytja e shpejtë goditi në Cold Springs, pranë Payson, të shtunën, duke rrëmbyer njerëzit poshtë lumit verior të Verde.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e nëntë viktimave, disa prej të cilëve u gjetën deri në dy milje poshtë lumit.
Katër të tjerë – një çift i martuar dhe dy fëmijët e tyre të vegjël – u shpëtuan nga ekipet e helikopterëve dhe u trajtuan për hipotermi./Arbresh.info
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë