Përmbytjet në Argjentinën veriore shkaktuan një rrëshqitje masive dheu, e cila rrëmbeu një urë të tërë, përderisa vendasit vrapuan në panik. Një video e cila ka tronditur të gjithë, në provincën Catamarca, tregon një grup banorësh që shikojnë lumin Rincon.
Më pas lumi derdhet në një valë të papritur uji, balte dhe gurësh, e cila përplaset në urën e vetme që con jashtë qytetit të Rincon. Ura ngrihet menjëherë nga rruga dhe futet në lumin e vrullshëm, në vend që të thyhet nën peshën e valës së fuqishme, shkruan Arbresh.info.
Dëshmitarët e rastit nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të bërtisnin të tmerruar nga ngjarja.
Ata të cilët po qëndronin më afër buzës u detyruan të vrapojnë, ndërsa ujërat me baltë filluan të vërshojnë brigjeve dhe shtigjeve. Ura e cila u dëmtua ishtë e vetmja e llojit të saj në Rincon, duke izoluar qytetin me më pak se 600 banorë nga fshatrat fqinjë./Arbresh.info.
View this post on Instagram
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...