Trupi i një burri është gjetur kurse pesë persona raportohen të zhdukur nga vërshimet që kanë përfshirë pjesë të verilindjes të Spanjës.
Në mesin e të zhdukurve është një grua me djalin që ishin brenda një shtëpie lëvizëse kur lumi Francolí doli nga shtrati dhe i mori ata, transmeton portali arbresh.info.

Përmbytjet në veri të Italisë lanë dy njerëz të vdekur të martën dhe rrugët në jug të Francës u bllokuan ndërsa lumenjtë dolën nga shtretërit e tyre.
Pjesë e Narbonne Plage dhe Béziers u përmbytën nga vërshimet.

Një grua e moshës 68 vjeç u përfshi nga një përrua para derës së saj të përparme në Cazouls-d’Hérault, në veri-lindje të Béziers. Kryebashkiaku i tha uebsajtit France Bleu se ajo ishte gjetur deri në 100 metra larg dhe ishte dërguar në spital./arbresh.info/

Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...