Negociatori kryesor për Brexit-in, Guy Verhofstadt, tha se Bashkimi Evropian mund të shpërbëhet, ndër faktorët është edhe largimi i Britanisë së Madhe.
Në një intervistë për BBC-në, ish kryeministri i Belgjikës, tha se blloku është duke u përballur me krizë ekzistence, si pasojë e trysnisë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, transmeton arbresh.info.
“Nëse shikojmë trysninë që po i bëhet Bashkimit Evropian për momentin, jemi në rrezik. Nga jashtë kemi Trump dhe Putin të cilët dëshirojnë të shpërbëhet ky union. Në anën tjetër janë kërcënimet nga xhihadistët, si dhe nacionalistët dhe popullsitët sikur ata që votuan Brexit-in i cili është edhe një ndër faktorët që rrezikojnë Bashkimin Evropian”, tha Guy.
“Nëse nuk bëhet një reformim atëherë BE-ja mund të shpërbëhet”, shtoi ai./Arbresh.info
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...