Një sasi e madhe armësh dhe municionesh u konfiskuan në Venezuelë, të cilat u dërguan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Sigurisë Publike e Venezuelës në rrjetet sociale ka njoftuar se një sasi e madhe e armëve dhe municioneve të dërguar nga qyteti amerikan i Miamit është konfiskuar në depo në Arturo Michelen International Airport, Valencia.
Zëvendësministri i Sigurimit Publik Ende Palencia në Twitter shpërndau fotot e armëve dhe municioneve të sekuestruara. Ai tha se në depo janë gjetur 19 pushkë dhe 118 fishekë të prodhimit amerikan, municion të kalibrit të madh, dhjetëra pajisje komunikimi, përfshirë 6 telefona celularë.
Palencia tha se u zbulua se armët dhe municionet e konfiskuara u dorëzuan në Miami më 3 shkurt.
“Ne, si njësi sigurie, do të përmbushim plotësisht detyrimet tona kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e popullit të Venezuelës dhe ofrojnë mbështetje financiare për grupet terroriste”, shpjegoi Palencia.
Ai shtoi se prokuroria ka nisur një hetim për këtë rast.
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...