Venezuela sërish ka mbetur pa energji elektrike. Gjatë këtij muaji, kjo është hera e dytë që vendi mbetet në errësirë, përderisa qeveria iu tha nëpunësve dhe nxënësve të qëndrojnë në shtëpi.
Qeveria e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për problemet me energjinë elektrike, duke thënë se një “sulm” në rrjetin e saj ka shkaktuar këtë situatë.
Ndërprerja e energjisë shkaktoi mbylljen e bizneseve si dhe paralizoi terminalin kryesor të eksportit të naftës.
Nuk kishte ndonjë shenjë të menjëhershme se ndërprerja ndodhi për shkak të sabotimit.
Rrjeti i energjisë në vend, në shumë pjesë, prej kohësh është parë si i paqëndrueshëm, por kryeqyteti Karakas kryesisht ka qenë i kursyer nga ndërprerjet e energjisë.
Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Moskën për dërgimin e avionëve ushtarakë rusë në Venezuelë duke thënë se kjo shkakton “përshkallëzim të pamatur” të krizës politike në Venezuelë.
Nuk është e qartë kush ka udhëtuar me këta aeroplan mirëpo një zyrtar i paidentifikuar i SHBA-së, tha se Rusia ka dërguar në Venezuelë personel të sigurisë kibernetike.
Rusia ka shpenzuar miliarda dollarë investime në Venezuelë dhe mbetet përkrahësja më e madhe e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.
Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido, në janar e shpalli veten si president të përkohshëm. Ai u njoh nga shumë vende perendimore dhe disa prej vendeve fqinje të Venezuelës.
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje