Venezuela ka marrë vendim të ndalojë protestat që mund të ‘shqetësojnë ose të ndikojnë’ në zgjedhjet e diskutueshme të së dieles.
Ministri i Brendshëm, Nestor Reverol, ka deklaruar se ata që bien ndesh me ndalimin do të mund të dënohen nga pesë deri në 10 vite burg, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Që nga muaji prill më shumë se 100 veta janë vrarë gjatë protestave të dhunshme.
Opozita vendimin e fundit e sheh si një lëvizje diktatoriale, përderisa vendi është duke vazhduar grevën 48 orëshe.
Pavarëisht ndalimit dhe masave të dënimit, opozita ka premtuar se do të vazhdojë me një protest masive gjatë ditës së premte.
Ndalimi i protestave nga autoritet e Venezuelës pritet të hyjë në fuqi nga dita e premte deri të martën./Arbresh.info
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...