Kreu i agjencisë ruse për zbulimin ushtarak, GRU, i akuzuar në të kaluarën si kreu që mbikqyri operacionet ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016, vdiq në Moskë të mërkurën.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Igor Korobov, i cili u bë objekt i sanksioneve amerikane për rolin e tij në ndërhyrjet ruse në zgjedhje, vdiq mbrëmë “pas një sëmundjeje të zgjatur e të rëndë,” fjalë që zakonisht në rusisht përdoren për të nënkuptuar sëmundjen e kancerit. Ai ishte 62 vjeç.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e patën akuzuar agjencinë që drejtonte zoti Korobov për hakerim gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016 si dhe për sulmin me agjent nervor kundër Sergei Skripalit, ish-spiun rus me banim në Britani.
Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si fushatë shpifjesh nga Perëndimi. /voa
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...
Kurti udhëton për në Londër, pritet të marr pjesë në diskuti...