Një prift italian që i dha respiratorin një pacienti më të ri me koronavirus të cilin nuk e njihte ka vdekur nga kjo sëmundje.
Ati Giuseppe Berardelli, 72-vjeç vdiq në një spital në Lovere të Bergamos, një nga qytetet më të goditura nga virusi në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Të paktën 50 priftërinj raportohet të kenë humbur betejën me koronavirusin në Itali.
Vendi më i prekur në botë me 6.077 vdekje deri më tani, Italia ka qenë nën bllokim të zgjatur ndërsa përpiqet të ndalojë përhapjen e infeksioneve nga rajoni verior i goditur më keq nga Lombardia.
Koronavirus është përhapur me shpejtësi në të gjithë globin, duke prekur më shumë se 160 vende dhe duke kërkuar më shumë se 16,000 jetë./arbresh.info/

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor