Një zjarrfikës vullnetar ka vdekur, dy të tjerë janë lënduar dhe shumë prona janë shkatërruar pas zjarreve të mëdha që i kanë përfshirë katër rajone australiane të hënën.
Zjarrfikësi vullnetar nga shërbimi i zjarrfikësve në New South Wales vdiq pas rrokullisjes së një kamioni, rreth 70 kilometra në lindje të qytetit Albury. Zyrtarët thanë se kamioni është rrokullisur nga era e fortë. Dy zjarrfikës të tjerë pësuan lëndime në këtë aksident.
Ky rast e çon në dhjetë numrin e viktimave që nga fillimi i sezonit të zjarreve në natyrë. Më shumë se 4.6 milionë hektarë tashmë janë djegur në njërin prej viteve më të rënda në historinë e kontinentit të largët.
Kushtet e motit pritet të rëndohen edhe më shumë të hënën pasdite, ndërsa temperatura ka shkuar mbi 40 gradë në të gjitha rajonet e vendit.
Meteorologët kanë parashikuar që erërat në disa rajone ta arrijnë shpejtësinë prej 120 kilometrash në orë, duke e shtuar rrezikun për zjarre të reja dhe përhapje më të madhe të zjarreve që janë aktive tash për tash, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës